Berisha: Shqiptarët në rrezik ekzistencial! Në 7 vjet ikën mbi 740 mijë qytetarë!

0
141

 

Sot në çdo këndvështrim që të shohim këtë vend dhe këtë komb, jemi në rrezik të madh.

U them se ndoshta për herë të parë në tërë ekzistencën tonë, ne renditemi në 10 vendet që braktisen më shumë nga qytetarët e vet.

Ndoshta për herë të parë në historinë tonë kombëtare në 7 vite, janë larguar nga Shqipëria 744 mijë e 714 qytetarë, më shumë se 25%.

Janë larguar nga Shqipëria më shumë se sa u larguan grekë pas luftës civile, pas Luftës së Dytë Botërore.

Emigracioni shqiptar në Europë tejkalonte edhe atë sirian, një vend që ishte në luftë të madhe.

Një komb që ikën, është një komb në rrezik ekzistencial. Një komb që shpërbëhet nuk zhvillohet ekonomikisht, përkundrazi bie ekonomikisht, bie kulturalisht. Ne jemi sot një komb në këtë situatë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here