Komisari i Policisë vrau me skaf 7-vjeçaren, Mira Kazhani: Tragjedi ndodhin dhe në Amerikë

0
2577

Edhe analistja e Bashkisë së Tiranës që paguhej me taksat e qytetarëve si këshilltare e ujësjellësit, Mira Kazhani ka vendosur të mbrojë qeverinë dhe Edi Ramën, pas krimit të rëndën në Himarë, ku Komisari i Policisë, Arjan Tase, vrau me skafin e tij, vajzën 7-vjeçare.

Kazhani, e cila përplasi me makinë në autostradën Tiranë-Durrës një kalimtar, ndër të tjera në shkrimin e saj, thotë se, tragjedi të tilla ndodhin kudo në botë, në Europë e Amerikë.

‘Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar.

Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë’, shkruan ndër të tjera gazetarja, që në 2018, kur studentët protestonin, në vend që t’i mbështeste se kërkonin të drejtat e tyre, u përplas me ta.

‘Në New-York, një shoqe që jeton atje, më tha se nuk para e merr metronë në orët e vona, sepse ka shumë të sëmurë në rrugë dhe çdo ditë ka ngjarje të rënda. Epo ironike, por ja që në Shqipëri nuk duket të kemi kështu fenomenesh, të paktën jo në masë’, shkruan Mira Kazhani në një shkrim të botuar në një portal që ajo e drejton vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here