E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin ku u vra 7 vjeçarja

0
158

Në vendin ku 7 vjeçarja humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit nga skafi që drejtohej nga komisar Arjan Tase, qytetarë të Himarës kanë ndezur qirinj mbrëmjen e djeshme.

Në nder të vogëlushes që humbi jetën qytetarët kanë kryer homazhe duke u ndërgjegjësuar me tragjedinë që i ndodhi familjes.

Komisari vrau me skaf fëmijën në Himarë, merren ne pyetje familjarët e vajzës e dëshmitarë okularë
Figura të mediat, politikës por jo vetëm kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhjen për vdekjen e Jonda Avdiaj, 7 vjeçares që kishte ardhur me pushime nga Anglia me familjen e saj vetëm pak ditë më parë.

Ngjarja ndodhi më 02/08/2022, ku skafi me drejtues komisar Arjan Tasen, goditi rëndë duke lënë të vdekur vajzën e vogël që po lahej në ato momente në det.

Menjëherë pas kësaj autori është arrestuar ndërsa në pyetje janë marrë dhe familjarë dhe dëshmitarë të tjerë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here