Arrestohen dy trafikantë me armë dhe drogë

0
132

Policia e Tiranës ka goditur mbrëmjen e së hënës dy trafikantë me armë dhe drogë si dhe ka shpallur në kërkim një të tretë; dy burra janë ndaluar në makinën e tyre dhe u janë vënë prangat pasi u janë gjetur  2.5 kg heroinë, armë dhe fishekë. Të arrestuarit janë: Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë; Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë;  shpall në kërkim A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Çela dhe Ramadani si dhe i kërkuari A.D. akuzohen për “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Operacioni u krye nga Forca e Posaçme e DVP Tiranë dhe Sektori Kundër Narkotikëve në rrugën “Kujtim Laro”;  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramdani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.

Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak. Janë sekuestruar në total  2.5 kg heroinë, një automjet, një shotgun, një armë gjahu,16 fishekë arme gjahu, dylbi, fishekë arme zjarri kaliber 7.62 mm dhe 45 fishekë manovre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here