“U trondita nga ngjarja e kobshme pa e ditur që ishte gjaku im”, vogëlushja që humbi jetën në Himarë e afërme e pedagoges së njohur

0
5368

Vogëlushja që humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë pasditen e sotme pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga një polic në breg të detit është e afërme e pedagoges dhe aktivistes së njohur Ilirjana Kuçana.

Lajmin e ka njoftuar përmes një postimi në facebook, ku thotë se ngjarja e kobshme e kishte tmerruar si prind ende pa mësuar se ishte gjaku i saj.

Reagimi në facebook

 

Çdo prind që ka parë lajmin e kobshëm është tronditur e ka kthyer thikën nga vetja.

 

Së pari jam thellësisht në shok dhe e shkatëruar. Vajza që sot vdiq në aksidentin në Potam është vajza e djalit të dajës sim.

 

Së dyti si prind i një fëmije të po së njejtës moshë jam prekur thellësisht pa u informuar se në fakt viktima ishte e afërmja ime e gjakut.

 

Zotohem që ky rast nuk do të mbetet pa zbardhur dhe pa përndjekur të gjithë zinxhirin e përgjegjësve. Ky krim i kobshëm nuk ka vetëm një autor, atë të papërgjegjshëm që ka qenë duke drejtuar skafin. I shpreh thellësisht ngushëllimet kushëririt tim të parë, Bledit dhe bashkëshortes së tij për këtë humbje të madhe.

 

Zoti i dhëntë durim! Ata prindër janë me të vërtet heronj dhe sot po i lutem Zotit që të gjejnë forcën për tu ngritur përsëri në këmbë pas kësaj fatkeqësie! Zoti i ndëshkoftë këta njerëz!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here