Qytetarët bëjnë homazhe te Kryeministria për 7-vjeçaren që u vra në Himarë: Të dorëhiqen Çuçi, Nano dhe Kumbaro!

0
173

Mbrëmjen e sotme, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë në formën e homazhit për 7-vjeçaren që humbi jetën ditën e sotme në Himarë pasi u godit me skaf nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në një reagim për mediat, Partia Demokratike iu bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.

Reagimi i PD-së:

 

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

 

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

 

Të kërkojme shkarkimin ose…

 

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

 

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

 

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

 

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here