Berisha: Sot, Zoto dhe Gugallja kanë marrë 1.4 miliardë lekë, shkojnë të qeveritarët! Vilma Nushi futi në Shqipëri ilaçet e Beogradit! 

0
151

Berisha ne takimin me aktiviste me teme per familjen, foli edhe lidhur me oligarkët pranë qeverisë.

 

“Vilma Nushi, një gjë ka këtu. Ne patëm një ligj, ligji për barnat kishte një nen, asnjë bar që nuk qarkullon në BE dhe që nuk ka miratimin e FDA të SHBA, nuk mund të hyjë në Shqipëri. Kishte një garanci. Mund ta blije më shtrenjtë, por kishte siguri. I pari nen që u ndryshua ishte ai, për shkak të korrupsionit., E ndryshoi Vilma Nushi sepse përfaqësonte Profarmën e Beogradit. Dhe duhej që ilaçet e Beogradit që nuk hynin në BE, të futeshin në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Korrupsioni është këtu shkaku i një varfërimi të tmerrshëm dhe pastaj i shkëputjes totale, humbjes totale të ndjeshmërisë për realitetin dramatik që zhvillohet.

 

 

Berisha: Sot, Zoto dhe Gugallja kanë marrë 1.4 miliardë lekë. Paratë shkojnë të qeveritarët!

 

Sot, dy hajdutë me urdhër arresti, Gugallja dhe Zoto kanë marrë njëri 800 njëri dhe tjetri 600 milionë lekë të taksapaguesve. Pse? Si mund të ndodhë kjo? Kjo ndodh vetëm se këto para janë të qeveritarëve se njeri në botë që të marrë guximin të lëshojë nga thesari i shtetit njerëzve në kërkim 1 miliardë e 400 milionë lekë, nuk ka. Por këto janë të tyret. Kjo është një dramë e madhe. Të gjitha këto kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të fortë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here