SATIRA/ 30 fjalë për të kuptuar Shqipërinë!

0
134

Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri dhe me kartë rezidenti, nuk kupton ende disa fjalë dhe shprehje. Përdorimi i Google Translate nuk e ndihmoi dhe për të kuptuar më shumë i kërkoi ndihmë majmunit Abu si me i vjetër në këto troje të lashta.

Majmuni Abu i dha një fjalor me vetëm 30 fjalë: “sa më shpejt t’i kuptosh këto fjalë aq më thellë do t’a kuptosh këtë vend”

1. Pyll orbital = Vargmal betoni!

2. Copy right = Right to copy!

3. Incinerator = Djegës me efiçencë të lartë i parave publike!

4. Portal = Poligon!

5. Hashash = Produkti kryesor bujqësor!

6. Këshillim Kombëtar = Çdo populli bën qeveria.

7. Patronazhist = Syri, veshi dhe goja e AKSHI-t.

8. Zgjedhje = Ritual ku çdo katër vjet votuesit lumturohen se nga dy partitë vetëm njëra fiton.

9. Premtim = Tallje mendere

10. E – Albania = Nuk keni parë gjë akoma.

11. VIP = Very Important Prisoner

12.Investitor strategjik = Person që ka lidhje strategjike.

13. Biznesmen = Person me precedentë penale, kryesisht në Perëndim.

14. Inaugurim = Paraqitja 3D e projektit të një vepre publike.

15.Ofertë e pakërkuar = T’i mbushësh mendjen shtetit çfarë duhet të bëjë për xhepin tënd.

16. Koncesion = Fitim i garantuar. Shteti subvencionon humbjet.

17. PPP = Pushteti dhe Privati me paratë e popullit.

18. Azil pleqsh = Parajsë fiskale!

19. Asfalt = Materiali i dytë më i shtrenjtë pas floririt.

20. Tunel = Skenë festivalesh folklorike.

21. Shezlong = Objekt shumë i çmuar në Shqipëri që do të kuotohet edhe në bursën e Londrës.

22. Turizëm = Pushime në Greqi, Itali, Mal të Zi, Kroaci dhe Turqi.

23. Shef = Person që ka më pak shkollim, aftësi dhe profesionalizëm se sa vartësit.

24. Kafene = Vend i shenjtë.

25. Facebook = Jeta, puna dhe loja e shqiptarëve.

26. Diplomë e huaj = Letër pa vlerë.

27. Agroturizëm = Bujtina ku konsumohen asortimente agro-blegtorale importi.

28. Ambasadë = Vendrrefimi i politikanëve

29. Gjermani = Toka e premtuar e shqiptareve.

30. Integrim europian = Ne bëjmë sikur duam ata bëjnë sikur na duan!

Kiko arriti te togfjalëshi i fundit dhe mori frymë i lehtësuar. E ndjeu veten me të mençur se Google Translate.

Por sërish një pyetje i mbeti pa përgjigje:

çfarë do të thotë: “Republikë Bananesh”

Unë t’a tregoj – i tha majmuni Abu – por me premto se nuk do të bëhesh si Juda dhe të më shesësh mua për 30.. banane!

Kikos ju kujtua raporti me shkrim që kishte bërë për Abun para dy ditësh dhe e qepi gojën!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here