Qytetari Andon Meta denoncon Bashkinë Kurbin pasi tokën e tij me pa të drejtë e kanë zaptuar dhe kthyer në Landfill. Meta: Do të shkoj para Kryeministrisë dhe do të futem në grevë urie

0
185

• Qytetari Andon Meta denoncon Bashkinë Kurbin pasi tokën e tij me pa të drejtë e kanë zaptuar dhe kthyer në Landfill. Meta: Do të shkoj para Kryeministrisë dhe do të futem në grevë urie.

Deklaratë e qytetarit Andon Meta

Unë jam Andon Meta nga fshati Laç i Kurbinit. Baba i tre fëmijëve dhe pronar i një toke që ma ka marrë padrejtësisht Bashkia.

Pas 28 vitesh në emigrim jam kthyer pranë familjes dhe e kam gjetë pronën time të zaptume.

Zaptuesi i tokës është anëtar i Këshillit Bashkiak.

Ai ia ka dhënë tokën me qera bashkisë Kurbin e cila e ka kthyer në landfill për derdhje inertesh.

Prej tre vitesh, që kur jam kthy nga mërgimi, jam në kërkim të së drejtës sime. Por sot po ju baj me dije vetëm hapat që kam marrë gjatë muajve të fundit.

Para 5 muajsh i kam nisur një letër Drejtorisë Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk kam marrë përgjigje.

Para dy muajsh i kam shkruar kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

I vetmi institucion që është interesuar për të ma zgjidhur hallin ka qenë Kadastra.

Drejtori i Kadastrës Lezhë ka urdhëru që prona të regjistrohet, por nuk ka ndodhur kjo gja prej presionit të Bashkisë së Kurbinit.

Pas shumë ankesave të mia dhe pasqyrimit mediatik të problemit tim, Kadastra ka vendosur edhe planin e rilevimit të tokës.

Kadastra e Kurbinit ka shumë presion nga Bashkia për të mos bërë kalimin e pronësisë nën emrin tim.

Unë vij nga një familje e persekutuar. Axha im Nikollë Kol Meta, është vra pa gjyq në vitin 1953, dhe hala nuk i janë gjetë eshtrat.

Persekutimi, siç e shihni, vazhdon edhe në demokraci.

Unë po bëj këtë denoncim nga foltorja e Partisë Demokratise, si akt të fundit të kërkimit të drejtësisë.

Menjëherë pas kësaj deklarate do të shkoj para Kryeministrisë dhe do të futem në grevë urie.

Nuk lëviz nga aty, gjallë ose vdekur, pa mu dhënë e drejta ime dhe pa mu kthyer prona ime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here