Masa e reciprocitetit/ Reagon deputeti Belind Këlliçi: Kosova ka dinjitet!

0
162

Nga Belind Këlliçi

Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, me institucione demokratike të dala nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të saj, ka të gjithë të drejtën e botës të vendosë masa reciprociteti me fqinjët e saj.

Respekti, edhe ai mes shtetesh, është i ndërsjellë. Republika e Kosovës nuk është një lolo ballkanik pa dinjitet. Vendimet në raport me Serbinë, Kosova i merr vetë, nëpërmjet qeverisë së saj legjitime.

Jugu i saj, Shqipëria, ka fatkeqësinë të ketë një kryeministër shërbëtor të Serbisë, që reagoi i fundit për ngjarjet në veri të Kosovës.

Kjo është periudha më e turpshme në historinë e raporteve Shqipëri-Kosovë, që pas rënies së regjimit antikosovar të Enver Hoxhës.

Qeveria e Shqipërisë punon për llogari të Open Balkan dhe pazareve të ndyra në kurriz të shqiptarëve këndej dhe andej kufirit.

Politika e jashtme e Edi Ramës është një akt tradhtie!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here