U hodh nga makina për ti shpëtuar përplasjes me pemën, humb jetën shqiptari në Itali

0
218

Një shtetas shqiptar 37-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e 30 korrikut, në zonën e Casatimsa (Pavia).

Mësohet se shqiptari humbi kontrollin e makinës pasi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, raportojnë mediat italiane.

37-vjeçari, për t’i shpëtuar përplasjes, është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Mësohet se shqiptari ndodhej i vetëm në makinë. Emri i tij nuk është bërë me dije nga mediat italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here