Akuzat ndaj Metës, Braimllari: Lojë politike e qeverisë, po shet moral djali i Kristaq Ramës që firmosi varjen e poetit Havzi Nela

0
226

Duke e konsideruar një lojë politike të orkestruar nga Rama, Partia e Lirisë nuk ka asnjë shqetësim lidhur me akuzat e Autoritetit të Dosjeve në drejtim të Ilir Metës si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Sekretari Organizativ i kësaj force politike, Endrit Braimllari, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj thotë se është e turpshme sesi sheh moral djali i Kristaq Ramës, i cili është firmëtari i urdhrit për varjen e poetit Havzi Nela.

Braimllari: Zero shqetësim për këtë çështje. Po lexoja një reagim të kryeministrit dhe është shumë e turpshme, e pamoralshme sesi Edi Rama bën moral kur babai i tij Kristaq Rama ka urdhëruar vrasjen e poetit Havzi Nela në grahmat e fundit të regjimit. Si mund të bëjë moral ky kur babai i tij është pjesë e asaj nemoklature? Është një çështje e manipuluar. Përgjegjësi morale dhe politike kur del kryeministri dhe flet në emër të dosjeve kur babai i tij ka urdhëruar dënimin me vdekje të një poeti të pafajshëm. Ai del pas 36 viteve dhe shet moral në opinion publik dhe bën si i pafajshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here