Paralajmërimi i Ramës për ndërprerje energjie, Berisha: Shqipëria ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport

0
237

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët ka deklaruar se kryetema e javës është energjia.

Berisha theksoi, se Shqipëria vitin e fundit ka prodhuar 2 terravat energji më tepër seç konsumon.

“Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët.

Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla.

Para se të komentoj këto deklarata të tij, dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë.

 

Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here