Hetim e ndëshkim deri në fund Autoritetit të Dosjeve, që dhunoi ligjin dhe shperdoroi detyren me regji të qeverisë !

0
181

Nga Petrit Vasili

 

Faktet asgjesuese, qe derrmuan e bene hi skenarin mafioz kunder ish Presidentit dolen ne driten e diellit dhe Autoriteti i Dosjeve eshte sot nen akuze te rende.

 

Shantazhues, vegel politike qorre e Edi Rames, shkeles e shperdorues i ligjit dhe detyres, kjo eshte fytyra e Autoritetit te Dosjeve.

 

Autoriteti i Dosjeve qe de facto eshte kthyer ne nje zyre shtese e qeverise dhe aspak ne nje institucion i pavarur, u vu haptas ne sherbim te nje skenari politik mafioz per te shantazhuar ish Presidentin Meta.

 

Ne shperdorim te hapur te detyres dhe ne dhunim te plote te ligjit ky Autoritet zbatoi hapur nje skenar shantazhi dhe krijimi te nje konfuzioni plotesisht te qellimshem publik me iniciale emrash dhe me e-mail anonim, ku gjithshka u krye me regji te Qeverise dhe Rames.

 

Autoriteti i Dosjeve u shnderrua pra ne menyre flagrante ne nje manipulues dhe krijues te nje konfuzioni te qellimshem per llogari te qeverise, e cila eshte ne gjendje katastrofike nga zbulimi i korrupsionit me fakte tronditese.

 

Asnje dallim s’ka ky Autoritet Dosjesh nga Sigurimi i shtetit, qe dikur shantazhonte dhe kercenonte me cdo forme dhe mjet shqiptaret ne funksion te diktatures se urryer komuniste dhe te shkaterrimit te jetes se mijra e mijra shqiptareve.

 

Kur ky Autoritet arrin te guxoje te shantazhoje ish Presidentin e Republikes mendoni se ç’ndodh me qytetare te thjeshte.

 

Qytetaret e thjeshte mund te behen ne cdo cast viktima te shantazhit e manipulimit te tij me Dosjet e Sigurimit per qellime dhe perfitime nga me te ultat.

 

Venia ne veprim e ketij shantazhi te hapur, me regji te urdheruar nga mafia ne pushtet, ka asgjesuar perfundimisht Autoritetin e Dosjeve si institucion publik e ligjor dhe ka bere zero autoritetin e tij moral.

 

Autoriteti i Dosjeve eshte sot nje institucion i rrezuar dhe perfaqson thjesht nje vegel ne duar te Edi Rames qe gjendet ne hall te madh sepse eshte mberthyer nga korrupsioni dhe hajduteria shteterore e faktuar me qindra qindra dokumente e fakte te asgjesuese.

 

Autoriteti eshte realisht nen akuze te rende publike per veprimet e tij te renda antishteterore.

 

Autoriteti i Dosjeve si Sigurimi i Shtetit te kohes tone duhet dhe do te pergjigjet deri ne nje per shkeljen e ligjit, per shantazhin qe zbatoi me regji te qeverise dhe per zhgenjimin shume te thelle, qe ju solli te gjithe qytetareve shqiptare.

 

SPAK te filloje urgjentisht hetimin e gjere e shume te thelluar te skenarit politik mafioz te zbatuar nga Autoriteti dhe te ndeshkohen me te gjithe rreptesine e ligjit pergjegjesit siç e meritojne .

 

Asnje te mos kete as iluzionin me te vogel se do mund ti shpetojne pergjesise dhe venies perpara drejtesise per kete shkaterrim e perdorim mafioz te shtetit per te hequr e devijuar vemendjen nga hajduteria dhe vjedhjet masive te qeverise.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here