Studiuesja Ilda Mara: Nëse mendojmë se kultura është e shtrenjtë, atëherë provoni injorancën

0
265

 

 

Ilda Mara, studiuese: Do të ishte mirë që ky ligj për trashëgiminë kulturore që është çalaman, ka shumë hapësira

Po e provojnë me Butrintin, trashëgimi e UNESCO-s dhe në momentin që bie një kështjellë si Butrinti mendoj që gjithçka tjetër mund të shkojë më pas. Këta jane seriozë, ADF, por frika mund të jetë se kush mund të vijë më pas, kush mund të marrë Durrësin, Apoloninë, Beratin, Gjirokastrën.

Do të ishte mirë që ju mund të inicioni edhe një përmirësim të ligjit dhe një kërkesë që tashmë u hapën negociatat, ne kemi mundësi që të marrim asistencë teknike nga BE.

Mund të jetë një kërkesë shumë praktike që mund t’i vijë në ndihmë trashëgimisë kulturore. Duhet të kemi një qendër për trashëgiminë kulturore. Duhet punuar me ekspertët lokalë, ekspertë që i kanë plasur derën Mirela Kumbaros.

Dua të sjell një shprehje të Abraham Lincoln: “Nëse mendojmë se kultura është e shtrenjtë, atëherë provoni injorancën”. Kultura, identiteti janë shumë të rëndësishme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here