Goxhaj: Të rrëzosh Ramën do thotë të prishësh stabilitetin e atyre që u intereson që Rama të rrijë në kurrizin tonë

0
179

Avokati Altin Goxhaj mori fjalen ne takimin e Berishes me intelektualet ku tha se duhet të përqendrohemi te aktualiteti pas 7 korrikut.

“Tek pyetja që e nisëm çfarë do të bëjmë dhe e bëmë një protestë, tani duhet të kalojmë se si fronti duhet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Dhe e dyta, kush janë aksionet direkte. Këtu ka shumë miq, intelektualë, aktivistë, zëra kritikë që i kanë duart plot me ‘municion’ për të bërë betejën reale.

E keqja që kemi përballë ka shtuar reagimin pas 7 korrikut, siç është edhe rasti i Anglisë një kundëreagim i drejtpërdrejtë i faktit që ne duam të rrëzojmë Ramën.

Por të rrëzosh Ramën do të thotë të prishësh stabilitetin e atyre që u intereson që Rama të rrijë në kurrizin tonë. Diskutimet t’i bëjmë më konkrete, më të qarta, më të drejtpërdrejta, se jemi në fund të korrikut, ja ku e kemi gushtin… Po shtatori?”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here