Meta pritet me lule: Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit

0
161

Ish-Presidenti Ilir Meta në një dalje për mediat nga selia e LSI, një ditë pasi i dorëzoi detyrën e Kreut të Shtetit, Bajram Begajt ka bërë deklarata të forta politike.

“Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 Marsit të nisi rrugën e tij. Të shumëfishohet çdo ditë dhe shumë shpejt të fitojë referendumin që si e vetmja rrugë të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jo vetëm atë.

Jam plotësisht i bindur se referendumi i ka munguar popullit të Shqipërisë prej vitit 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë,” tha Meta.

“Nuk i shmangem llogaridhënies, pasi është detyrë parësore e një politikani të ndërgjegjshëm. Nëse u bëra president, u bëra për shkak të LSI. Për shkak të peshës së jashtëzakonshme. E kam për detyrë të jap llogari”, tha Meta.

“Nuk jam këtu për drejtimin e LSI, sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 vitesh për shkak të atyre rrethanave që u krijuan. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit, pjesë e sinqertë e të cilit ka qenë dhe LSI dhe për t’u bashkuar në triumfin e mesazhit të 2 marsit dhe triumfi është pikërisht sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli ka ardhur momenti ta ushtrojë atë drejtpërdrejt. Partia e referendumit na pret përpara! Kjo është! Është partia e popullit të 2 marsit. Kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga problemi i oligarkëve, i kleptokracisë, i kapjes së shtetit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here