‘Non grata’ – Çfarë nuk thonë britanikët dhe amerikanët!

0
416

Nga Basir Çollaku

“Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër..” Thoshte Ronald Regan. E me sa duket ndodh gjithnjë fakti, se qeveritë nguten të na thonë çfarë kanë bërë, por gjithnjë harrojnë të përmendin se çfarë nuk kanë bërë.

Edi Rama, është kalbëzuar si askush tjetër, nga lidhjet me botën e nëntokës, por sundimi mafioz i çdo pushteti, bën atë përdorues dhe sponsorizues të realiteteve jashtë tij. Natyrisht me lobingje e financime të çdo lloji, për të kapërcyer problemin te kundërshtari. Realisht sot, kundërshtari i tij politik, i vetmi të cilit Edi Rama i trembet se i cënon pushtetin, është Sali Berisha.

Dalja në një protestë mbarëkombëtare të shqiptarëve votues dhe jo të Berishës, por me ftesë të tij, në revoltë masive kundër kryeministrit Rama, ka alarmuar atë, duke e detyruar të kthejë qokat jo fort surprizë kundër kreut të PD. Ndoshta lobuesi i tmerrpagaur, i fort akuzuari Tony Blair, ka shërbyer jo keq. Ndoshta. Dhe njoftohet një vendim britanik për mosdhënie vize udhëtimi të Berishës në Angli, me pretendime të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin. Kanë gjetur shembuj dosjesh para 14 vitesh, ndonëse drejtësia me vendime, nuk u jep të drejtë në pretendime. Por drejtësia, kërkon vitet e saj të flasë, me provat, dëri më sot të munguara. Ka nuanca tallavaje jo pak në këto hsitori, ku zëdhënës, lajmëruesi i parë bëhet kryeministri Rama. Diplomatët ia thonë atij njëherë dhe pasi ai bie dakort, e marrin vesh edhe të tjerët?? Ata e dine!

E megjithatë Rama është në hall të stërmadh.

Shqipëria është në një emergjencë kombëtare, për të hequr nga kurrizi regjimin më të korruptuar, kriminal, e plaçkitës, pas viteve 90-të, krahasueshëm me diktaturën e Enver Hoxhës. CIA, DEA, shërbimet sekrete britanike, izraelite, gjermane, italiane, franceze, e dinë të gjithë katrahurën shiptarë gatuar nga kjo qeveri, nga ky kryeministër.

Një dosje si ajo e inceneratorëve me një ministër, një deputet e dhjetë zyrtarë në qeli, e një dyzinë në hetim, për vjedhje të gjysëm miliardi euro, është akuzë për Organizatë Kriminale, siç Kodi Penal përcakton në nenin 28 të tij, ndaj gjysmës së qeverisë përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe gjysmën e krybashkiakëve, ku kryeson Erion Veliaj. Ky është kirm dhe korrupsion stërprovuar, por autoritetet dhe ambasadat, janë disi në hall të thonë ndonjë fjalë për këtë masakër parash publike. Raportet e vendeve të tyre janë të zeza, për krimin e korrupsionin në Shqipëri. Në Portin e Durrësit e pika të tjera doganore, trafiku i drogës, kryesisht KOKAINA, kërcen napolonin sipas qejfit me tonelata. Një javë më parë dolën 1000 kile nga Porti Durrësit, si të ishin karamele.

Është tolerancë kjo se paratë e drogës në Shqipëri nuk shkojnë për terrorizëm? Edi Rama është i pari përgjegjës për këtë leje, e sigurisht taksat ai i merr një më një, natyrisht me përqindje marramendëse. Kujtojmë Tahirin dhe Xhafën. Sajmir Tahiri është njëri nga ministrat e brendshëm të Ramës, më i sukseshmi sipas tij, tashmë në qeli nën akuzë për tradfik ndërkombëtar droge.

Ndërsa Fatmir Xhafa, është ministri tjetër i shkarkuar nga Rama, sepse vëllai Geron Agron Xhafa ishte dënuar për trafik ndërkombëtar heroine. Erion Veliaj, kloni kryesor i Edi Ramës, është edhe në dosjen e inceneratorëve edhe në atë të Ndranghetës para dy viteve në SPAK, për histori mafioze të trafiqeve e pastrimit të parave. Kur Rama ishte kryebashkiak, shërbimet britanike hodhën informacione në medie se ai kishte mundur të bënte 70 milionë euro pasuri. Si kryebashkiak akuza ndaj tij ishin për 20 përqind tarifë korruptive në lejet e ndërtimit. Po sot, në batërdinë e ndërtimit, a është bërë 20-ta 30-të?

Kështu pëshpërisin paguesit ndërtimtarë nën zë. Në mandatin e dytë të Ramës, OSCE, në një raport të rrjedhur në medie, pranuar se ishte i saj, thuhej se Rama kishte bërë 200 milionë euro pasuri, të cilat menaxhoheshin në USA e offshore, nga i vëllai Olsi. Natyrisht mbetet vogëlsirë ndonëse vepër penale në Amerikë, kur Rama u përfshi në skandalin e një fotoje me ish presidentin Barak Obama, nën emrin e gruas se Bilalit, për një pagesë të paligjshme prej 80 mijë dollarësh. Çështje për të cilën në SHBA ka të dënuar, si ligjshkelës.

Call centër e mashtrimet financiare qindramilionë euroshe në Tiranë dhe Shqipëri, sipas inmvestigimit të OCCRP n vititn 2021 nga një ekip gazetarësh ndërkombëtarë nga 23 vende hetuan Milton Group me qendër në Kiev të Ukrainës duke përmendur lidhjet e Olsi Ramës në këtë biznes qindramilionë dollarësh. Por anemia vijon dhe Prokuroria pas kallzimeve gjermane hetoi vetem 13 subjekte dhe të tjerat bashkë me ortakët e vëllait të shef Ramës, janë ende të patrazuara. Takimet, dreka e darka, telefonata të Edi Ramës me të fortët e botës së krimit, banorë të 41 bis, të burgjeve të sigurisë së lartë, janë një akuzë e pahetuar asnjëherë nga prokuroria. Ndonëse përgjimet do të sillnin xhevahire kriminale tronditëse.

Për të mos hapur kutinë e tmerrshme kriminale nën regjinë e Edi Ramës, kujtdo i duhet një luftë, një alibi për të ushqyer opinionin, përdorur ca rrogtarë të tjerë gjoja opozitarë. E në tekstet e deklaruara e gjitha i bën ai që cënoka sigurinë e Mbretërishë së Bashkuar, planetit, e çuditërisht qenkërka Berisha. Ka plot mëkatë të pathëna amerikano-britanike, për Edi Ramën, Erion Veliajn, ministrtat e qeverisë, oborrtarë biznesesh të saj, organizata kriminale të pastruara prej saj, sot pastrues të mëdhenj miliardash e kontrollues të çdo pushtreti. Nëse mendoni se opozitën e Ranmës do ta bëjë Rama, pronotoni një vizitë te psikiatri… Nuk është kurrë vonë kujdesi për shëndetin…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here