Bllokoi integrimin për 9 vite/ Rama: Sot jam krenar për Shqipërinë

0
212

Kryeministri Edi Rama do hyjë në histori si njeriu që bllokoi integrimin evropian të vendit për të paktën nëntë vite.

Megjithatë sot ai e nisi ditën duke thënë se ndjehet krenar, pasi do mblidhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

“MIRËMËNGJES me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj,” shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here