Amnistia fiskale, Spaho i sigurt: Qeveria do të fusi bishtin në shalë dhe do tërhiqet! S’mund të pranohen paratë e krimit

0
151

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se qeveria tashmë do të tërhiqet nga projektligji për amnistinë fiskale. Sipas tij nëse do të miratohej projektligji për amnistinë fiskale, një proces i tillë do të godiste integrimin si dhe ekonominë në tërësi.

Spaho gjatë një interviste për Ora News u shpreh se përmes këtij projektligji qeveria e Ramës u përpoq të ushtronte presion mbi BE.

Qeveria në fazën e parë u përpoq të ushtronte presion edhe ndaj BE në lidhje me hapjen e negociatave qoftë me projektligjin për amnistinë fiskale qoftë me legalizimin e kanabisit. Qeveria shqiptare do të tërhiqet ose SPAK do të tërhiqet nga ajo pjesë e cila ka të bjë me kodin penal. Gjithçka që vjen nga krimi i organizuar nga aktivitete të paligjshme pavarësisht se aty thuhet, do ta heqë nga projektligji.

Ka dhe një risk tjetër, ndaj janë të shqetësuar dhe partnerët e huaj. Si është e mundur që paratë e marra në rrugë kriminale të mund të pranohen. Qeveria do të fusi bishtin në shalë dhe do të tërhiqet nga ky projekt ndryshe nuk ka proces integrimi.

Nëse miratohet një proces i tillë do të godiste integrimin si dhe do të godasë dhe ekonominë në tërësi, biznesin e ndershëm. Nëse biznesi i rregullt respekton ligjet në këtë rast i thuhet krimit të organizuar do të paguash një tarifë për të bërë legalizimin.“-tha Spaho.

Përmes projektligjit për amnistinë fiskale qeveria shqiptare planifikon të ftojë shtetas shqiptarë apo të huaj të deklarojnë para që supozohet se janë fituar përmes evazionit fiskal, kontrabandës apo mashtrimit fiskal, me kushtin që të paguajnë një taksë minimale që fillon nga 5 deri në 10% të shumës së deklaruar.

Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe do të përfitojnë automatikisht amnisti nga përndjekja penale për krimet që janë kryer në krijimin e kësaj pasurie. Komisioni Europian gjithashtu shprehu shqetësime serioze për nismën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here