Amnistia fiskale/ Vasili: Rama po e shkatërron qëllimshëm zinxhirin ekonomik të Shqipërisë!

0
202

Sipas nënkryetarit të Lëvizjës Socialiste për Integrim Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama po e shkatërron qëllimisht zinxhirin ekonomik të Shqipërisë në shërbim të parave të pista.

Në një postim të tij, Vasili ka shpjeguar se si duhet të jetë zinxhiri ekonomik i Shqipërisë dhe se si është realisht ky zinxhir ekonomik.

Në fund të postimit nënkryetari i LSI-së tregon se ky zinxhir ekonomik i kësaj qeverie ka vetëm një qëllim, vërshimin e parave të pista të qeverisë dhe mafias përmes amnistisë fiskale.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Si duhet të jetë zinxhiri ekonomik, logjik dhe i bazuar mbi interesin e qytetarit dhe interesin publik?

Taksa të ulëta, çmime të pranueshme. Rritje e mirëqenies dhe e konsumit për qytetarët. Rritje e konsumit dhe më shumë të ardhura për biznesin, me shumë vende të reja pune, me shumë të ardhura për shtetin dhe automatikisht rritje të pagave dhe të pensioneve si dhe rritje e ndjeshme e investimeve publike, tërheqje e investimeve të huaja, konkurencë e ndershme dhe ulje e borxhit publik

Si është realisht zinxhiri mafioz ekonomik i Ramës?

Taksat të larta, që sjellin çmime të larta.

Çmimet e larta që shkaktojnë varfërim ekstrem të konsumatorit.

Kjo e fundit sjell në mënyrë të pashmangshme rënie të dukshme të konsumit.

Rënia e konsumit sjell gjithmonë e më pak të ardhura për biznesin.

Rënia e të ardhurave për biznesin do të thotë më pak të ardhura për shtetin, dobësim të madh të investimeve publike dhe pamundësi për të paguar pagat dhe pensionet.

Por rënia e të ardhurave për biznesin do të thotë shkurtim të vendeve të punës.

Rritja e papunësisë do të thotë mjerim për familjet shqiptare, rritje e kriminalitetit dhe destabilizim social.

Rritje katastrofike e borxhit publik, pamundësi e thithjes se investimeve të huaja dhe frenim ekonomik.

Nga analiza e dy zinxhirëve të mësipërm kuptohet qartë, se problemi në Shqipëri janë taksat e larta vrastare e skandaloze, veçanërisht rrënuese në këtë moment tepër të veshtire pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë!

Po përse Edi Rama po refuzon në mënyre brutale të ulë taksat?

Cili është qëllimi i Edi Ramës dhe perse ai refuzon egërsisht zërin e arsyeshëm të ekspertëve dhe njerëzve publikë, që kërkojnë uljen e taksave në këtë situate të vështirë?

Ai me vetëdije të plotë po inkurajon zinxhirin e dytë dhe me të errët e shkatërrimtar të ekonomisë shqiptare.

Shkatërrimi i zinxhirit normal të ekonomisë ka vetëm një qëllim:

Krijimin e alibisë dhe justifikimit për vërshimin e parave të pista të qeverisë dhe mafies është qëllimi i vetëm, i cili u shfaq qartë përmes amnistisë fiskale.

Është shumë e qartë, që nuk është se kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një hajdutëri shtetërore të organizuar, por është zbatimi i një skenari kriminal dhe mafioz, që synon falimentimin e ekonomisë shqiptare si alibi dhe justifikim për vërshimin e parave të pista!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here