Dy ambasadorët që u larguan sapo mori fjalën Rama, flasin Barsacq dhe Zingraf: Ja pse u larguam

0
229

Dy ambasadorët, ajo franceze dhe ai gjerman, kanë sqaruar se pse u larguan nga takimi i amnistisë fiskale, pikërisht në momentin që Edi Rama mori fjalën.

Në sqarimin e tyre, Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf, thonë se të dy kishin takime disa minuta më vonë dhe nuk mund të qëndronin dot.

Ata janë shprehur se ndajnë të njëjtat pikëpamje si Delegacioni i BE-së.

“Ne e lamë sot në mëngjes takimin për amnistinë fiskale sepse të dy kishim takime.

Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së’, thuhet në reagimin përbashkët të ambasadorëve, Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Europian paralajmëron se drafti i qeverisë ‘Rama’ për amnistinë fiskale do të dobësojë kontrollin kundër pastrimit të parave si dhe përbën një rrezik thelbësor për reputacionin e vendit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here