Plan tjetër për Armando Brojën, sulmuesi kuqezi drejt SHBA-së me Chelsean

0
197

Armando Broja mbetet temë te Chelsea. Sulmuesi shqiptar do t’i bashkohet ekipit këtë javë në stërvitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim, kur u publikuan të grumbulluarit, Broja nuk ishte pjesë, por së fundmi thuhet se do të udhëtojë brenda kësaj jave.

Në Amerikë, Chelsea do të zhvillojë katër miqësore, më datë 16 korrik ndaj meksikanëve të Club Amerika, më 21 kundër Charlotte, më 23 derbi me Arsenal dhe më 29 korrik kundër Udineses.

Sfida këto ku Broja mund të tregojë se sa vlen dhe ndoshta arrin të bindë trajnerin Tuchel për të qëndruar te Chelsea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here