“Skandal që meriton ndëshkim ligjor”, Meta reagon ashpër pas shoqërimeve të policisë: Protestat paqësore janë vetë demokracia!

0
101

TIRANË
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me shoqërimet e kryera një ditë më parë nga policia gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Postimi i plotë:
SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR!
Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?!

Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme.

I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Një BRAVO E MADHE? për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.
PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA! ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here