Këlliçi: Nëse SPAK i shkon deri në gjysëm hetimit të inceneratorëve, Erion Veliaj bie në pranga

0
288

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me aferën miliona eurosh të inceneratorëve.

Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK që të bëjë të plotë hetimin.

Sipas deputetit të PD-së, nëse SPAK i shkon deri në gjysëm hetimit të nisur, në pranga bie direkt Erion Veliaj.

Reagimi i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi:

E kam thënë dhe e rithem: Nëse SPAK ka këllqe t’i shkojë deri në gjysëm hetimit të inceneratorëve, në pranga bie direkt Erion Veliaj.

Merita Hajdari ishte emri i rradhës që u përdor nga bosët e inceneratorëve. Një e moshuar që mbijeton duke mbledhur kanoçe e duke punuar në të zezë.

Çdo ditë po publikohen fakte tronditëse që po i heqin maskën këtij pushteti kleptokratik. Skema e inceneratorëve është këmbanë alarmi për “drejtësinë e re”. Është një test për SPAK-un dhe gjithë organet ligjzbatuese.

Përse nuk thirret kryebashkiaku i Tiranës për të dëshmuar? Përse “drejtësia” ndjek dy standarde? Përse inceneratori i Tiranës nuk është konfiskuar akoma? Këto pyetje dhe shumë të tjera presin përgjigje nga organet e sipërpërmendura.

Fakte të reja do të dalin në dritë. Shqipëria ka nevojë për drejtësi reale dhe të barabartë, për ndarje pushtetesh dhe sundim të ligjit.

Zgjohu SPAK!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here