Zelensky: Ukraina nuk do të heqë dorë nga territori i saj për të bërë paqe me Rusinë

0
135

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë me Wolf Blitzer për prestigjiozen CNN tha se Ukraina nuk është e gatshme që t’i dorëzojë asnjë nga tokat e saj Rusisë. Zelensky u shpreh i bindur se një lëshim i territorit ukrainas nuk do të jetë pjesë e asnjë negociate diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Ukrainasit nuk janë gati të japin tokën e tyre, të pranojnë që këto territore i përkasin Rusisë. Kjo është toka jonë,” tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se ishte i bindur se politika e Britanisë ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë edhe nëse udhëheqja e vendit është në trazira.

“Britania e Madhe është në anën e së mirës, ​​në anën e Ukrainës. Dhe unë jam i sigurt se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk po ndryshon për shkak të dorëheqjes së Boris Johnson”, u shpreh presidenti ukrainas Zelensky.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here