‘Washington Post’: Mijëra shqiptarë i bashkohen opozitës në protestë

0
166

Me qindra media ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës. Mes tyre spikatin disa prej gazetave më të mëdha amerikane.

Washington Post, një nga gazetat më prestigjioze në SHBA, shkruan se mijëra njerëz iu bashkuan opozitës në shesh.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë mbajtur një protestë paqësore në kryeqytetin Tiranë, duke i kërkuar qeverisë së qendrës së majtë të japë dorëheqjen, për shkak të krizës së kostove të jetesës dhe korrupsionit të dyshuar”.

“Shqipëria ka njohur një rritje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe karburanteve të lidhura me luftën në Ukrainë dhe ndikimin afatgjatë të pandemisë së koronavirusit.

Protesta u organizua nga partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Partia Demokratike dhe u udhëhoq nga kreu i saj, Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 77-vjeçar.

Berisha është zotuar të rikthejë partinë në pushtet pasi humbi në tre zgjedhjet e fundit parlamentare dhe akuzon qeverinë aktuale për korrupsion,” shkruan gazeta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here