Gazetarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën publicistit Kastriot Myftaraj

0
688

Gazetarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën publicistit të njohur Kastriot Myftaraj. Mes lotëve nëna e tij ka pritur ngushëllimet për djalin që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme. Një gazetar kritik dhe që ka punuar në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave, e kanë cilësuar miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ilir Kulla: Kastrioti kishte disa karakteristika por më e rëndësishmja e tij është që ai nuk pranonte në cilësinë e intelektualit, nga të rrallët që ka mbetur 100%, nuk pranonte kompromis.

Alfred Cako: Ishte një polemist shumë i famshëm, ishte një gazetar që nuk kishte drojë dhe hapte polemika të mëdha me idetë e veta, përpiqej të ishte i lirë në mendime.

Kastriot Frashëri: Për fat të keq nga sot do ti mungojë jo vetëm pjesës opozitare por edhe zbulimit të vërtetës.

Myftaraj për më shumë se 25 vite është njohur për shkrimet e tij analitike dhe botime në publicistikë. Po ashtu prej 5 vitesh ka drejtuar emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora. Vetëm pak ditë më parë ai mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën do ti duhej ti nënshtrohej një operacioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here