Kryemadhi: Skema evazionit fiskal ka nisur që në 2015, kur nisi bumi i ndërtimeve në Tiranë

0
117

Mund të jenë 120 mijë fatura ose 98 mijë fatura, të të gjithë evazionit fiskal të kësaj periudhe. Të të gjithë momentit të hyrjes së koncesioneve në lojë dhe fillimit të gradaccielave në Tiranë. Sa kompani kanë filluar të ndërtojnë diku nga fundi 2015, fillimi 2016 është moment kur kanë filluar koncesionet të hyjnë në lojë. Pra, unë kam 24 kompani, mund të jenë 124 kompani , unë nuk e di, unë kaq kam. unë Duke hetuar inceneratorët kam arritur duke ndjekur paranë nga inceneratorët vajta tek firmat e Lefter Kokës i cili pagoi vetëveten me kompani sheqeri për të bërë inceneratorin e Elbasanit. Hapi kompani të re, mori para nga banka të nivelit të dytë, mori paratë e mbylli kompaninë e re. Të njëjtën gjë po ashtu me Fierin ndërsa në Tiranë erdhi nënkontraktori i inceneratorit të Tiranës, nënkontraktori holandezit që ishte 30 milionë euro evazion fiskal. ITS, Klodian Zoto kishte 30 milionë dollarë fatura në blerjet me këto kompani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here