Bordi ul me nxitim çmimin e naftës para protestës, Spaho: Fakt që vjedhin së bashku, oligarkët dhe qeveria!

0
118

Pa pritur të mbushen as 24 orë, bordi i qeverisë për karburantet ka nxituar të shpallë çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit, me një ulje të lehtë nga dita e djeshme, një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen në prag të protestës kombëtare të 7 korrikut në Tiranë, thirrur nga opozita.

Deputeti Edmond Spaho, profesor i ekonomisë, zbuloi në rrjete sociale se bordi qeveritar ka marrë urdhër të ulë çmimet dhe bëri këtë reagim:

“Nga një burim i brendshëm i Bordit të caktimit të çmimit njoftohem se tani është mbledhur bordi dhe është urdhëruar që të ulë çmimet, nafta nga 252 lekë do të zbresë në 244 lekë për litër, kurse benzina do të ulet nga 241 lekë, në 229 lekë për litër – shkruan Spaho në Fb.

“Ky është një fakt më shumë në atë që kemi thënë vazhdimisht që Bordi funksionon me urdhër politik dhe është krijuar për të vjedhur së bashku, oligarkët dhe qeveria.

Kjo lëvizje shpreh frikën që u ka hyrë në palcë nga protesta nesër, por më shumë njerëz do të mblidhen që të shpëtojmë veten dhe Shqipërinë nga banda e Edi Ramës,” theksoi Edmond Spaho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here