Manjani: Është Edvini, jo Ervini problemi!

0
177

Nga Ylli Manjani/

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas pikëpamjes së vet. Sa më takon,sjelljen e Tij më 8 janar të këtij viti, me atë shkopin e bejzbollit në dorë te selia e PD, nuk e gëlltis dot.

Pooooor, siç kam thënë edhe më parë, Ervin Salianji nuk ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë, kur denoncoi në publik çështjen “Babale kundër Xhafajt”.

Ai nuk bëri kallëzim në Prokurori fare, ndaj ska sesi të vlerësohet nëse është i rremë app jo. Kallëzimi i rremë është togfjalësh që ka një emër dhe një mbiemër përcaktor. Pra duhet të kemi kallëzimin, dmth emrin, pastaj ta vlerësojmë është apo jo i rremë…

Kallëzimi i rremë është proces që fillon me paraqitjen e një kallëzimi në Prokurori dhe, të ketë qëllim ta shmangë drejtësinë nga nxjerrja e të vërtetës.

Por Salianji denoncoi në publik, si çdo deputet e politikan. Nuk bëri kallëzim

Drejtësia e re, pa mareë parasysh këtë gjë vlerësoi rrenën, pra pa patur kallëzimin.

Ekuacioni është me të meta. X×rrenë=kallëzim i rremë?!

Joooo. Zgjidhje totalisht e gabuar.

Dmth ligjërisht e llogjikisht ajo akuzë e ai dënim i shkallës së parë është absurd juridik. Nonsens llogjik.

Do kishte qenë më pranë llogjikëës një dënim për moskallëzim, sesa për një kalëzim që se ke bërë.

Të dënojnë për një gjë që se ke bërë?! Të dënojnë për x-in, të panjohurën.

Por të dënojnë edhe për një rrenë që nuk rezultoi rrenë fare.

Babalja dhe ish miku i tij Xhafaj ishin persona realë. Ky i fundit madje përfu doi në burg të mbaronte dënimin në Itali.

Çfarë rrene bëri Salianji?!

Apo që thjesht solli në vemendje që xhafaj ishte vëlla me ministrin e brendshëm!? As kjo nuk ishte rrenë!

Atëherë për çfarë rrene, se për kallëzim ska sesi sepse nuk kishte, u dënua tjetri?!

Më në fund, pas kaq kohësh, besoj se edhe vetë Xhafaj ministër i kohës, e di që nuk e shkarkoi Salianji nga detyra…

Ishte Edvini, jo Ervini që e shkarkoi. Do te ta hiqte qafe dhe e hoqi.

Ndaj, llogjikshëm, bazuar në ligjet e shkruara të shtetit, për Salianjin pres vetëm Pafajsi për këtë akuzë absurde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here