Shpërthen Dashamir Shehi: Ramës…jo vilat në Surrel, por edhe këpucët e gruas të sekuestrohen…

0
104

Duke komentuar zhvillimin e pasdites, thirrjen për dialog të deputetëve gjermanë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, uron që ata të jenë kontribues të mirë në zgjidhjen  e këtij halli politik që ka Shqipëria.

Shehi: Fatmirësisht kemi një arbitër kaq të mirë ndërkombëtar, por kjo shkon përtej kompetencave të mia. Uroj të ketë një ide të mirë, i konsiderojmë shumë këto njerëzit e CDU. Urojmë të jenë kontribues në këtë hall që ka Shqipëria.

Por me gjithë angazhimin gjerman, Shehi thotë se barra kryesore i mbetet politikës në vend.

Shehi: Nuk është se negocion Gjermania. Ne si opozitë me Bashën në krye kemi vendosur disa kushte që të largohet Rama dhe të biem rehat të gjithë shqiptarët, ti hapim rrugë Shqipërisë për të ndryshuar shumë gjëra, jo vetëm Kryeministrin. Kemi nevojë për një reformë shumë të madhe.

E ndërsa deputetët gjermanë nuk përjashtuan as shtyrjen e zgjedhjeve, Shehi në RTV Ora deklaroi se kjo është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës.

Shehi: Është shansi i vetëm nëse duam ta lubrifikojmë këtë proces. Ky do të ikë, ka vdekur kjo punë. Dy herë e ka shtyrë Kushtetutën.Për të ndryshuar një gjë të madhe për Shqipërinë edhe Kushtetutën do ta ndryshojmë, edhe këtë do ta largojmë, edhe zgjedhjet do ti shtyjmë. Por nuk do të ishte e mjaftueshme nëse bëhet thjesht për të ndryshuar karrigen e Ramës me Bashën. Ja vlen për një gjë të madhe, të ndryshojmë kodin zgjedhor, sistemin elektoral, Kushtetutën e Shqipërisë, të balancojmë institucionet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here