Rama i mban ‘peng’ mësuesit në shkolla, reagon Boçi: Tmerr që vjen nga protesta!

0
497

Tmerr që vjen nga protesta, e ka konsideruar deputeti demokrat Luçiano Boçi urdhrin e paligjshëm të Ministrisë së Arsimit për t’i kërkuar me detyrim në punë mësuesit deri në datën 7 korrik, kur në Tiranë zhvillohet protesta mbarëkombëtare.

Reagimi i tij ka ardhur pas denoncimit që ka bërë një mesuese nga Fieri, në të cilin ajo shkruan qartë:

“Përshëndetje. Unë që po ju shkruaj, jam një arsimtare nga Fieri. Doja të ndaja një shqetësim.

Prej datës 30 qershor, me Kod Pune, ne si mësues marrim lejen e zakonshme, por ne po vazhdojmë të vemi në punë gjoja me justifikimin që do të plotësojmë dëftesat dhe na është dhënë urdhër që mësuesit në datën 7 korrik 2022 duhet të jenë në punë.

Ne si familje, në datën 7 korrik 2022 ora 7 do të jemi në shesh! Gjithë të mirat,” përfundon mesazhi i arsimtares.

Kësaj situate i ka dhënë një shpjegim Boçi në shënimin e tij në Fb:

“Rama e di mirë se ç’domethënë protesta e 7 korrikut, – nënvizon ai. – Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm. Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit. Ai e di që joshja nuk mjafton. Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit. Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime, urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 korrik.Lexoni mesazhin.

Por e ka kot! Mësuesit e qytetarët në datën 7 do të jenë në bulevard. Shqipëria në rrezik! Të gjithë bashkë do t’ia dalim! 7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Bashkohu me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë!” e përfundon fjalën e tij, Luçiano Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here