2 korriku i 1990/ Berisha: Kryengritja goditi rëndë regjimin, nderim për martirin Artim Basha!

0
129

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar ngjarjen e 2 korrikut të ndodhur 32 vite më parë, ku mijëra qytetarë shqiptarë iu drejtuan ambasadave të huaja në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha teksa e cilëson një ditë të shënuar 2 korrikun, thekson se kjo lëvizje e qytetarëve e zhvilluar 32 vite më parë i dha një goditje të rëndë regjimit komunist.

Gjithashtu, në reagimin e tij, Berisha shkruan se mirënjohja në këtë ditë shkon për ambasadorin e RFGJ Werner Daum dhe kolegët e tij për mbështetjen e tyre të fuqishme për kryengritësit e 2 korrikut dhe popullin e shtypur shqiptar, si dhe një nderim i veçante për martirin e kësaj kryengritje, të riun 15 vjeçar Artim Basha që ra për të mbetur i pavdekshëm në altarin e lirisë së shqiptarëve.

“Te dashur miq, ne historine e qendreses se shqiptareve kunder diktatures staliniste me jetegjate ne Europe dhe lirise se tyre, eshte nje dite e shenuar. Me daten 2 Korrik te vitit 1990 mijra te rinj, punetore por edhe intelektuale e te persekutuar te Tiranes u ngriten dhe me nje guxim epik shemben ne Tirane murin e Berlinit, hyne ne oborrin e ambasades gjermane dhe ambasadave te tjera dhe plagosen per vdekje diktaturen e fundit staliniste ne Europe e permbysen edhe ne Shqiperi Murin e Berlinit.

Por mjerisht qytetaret e Tiranes dhe inteligjenca e saj u gjeten ne bisht te kohes. Ata nuk guxuan te mbeshtesin kryengritjen epike te guximtareve te kombit, nuk mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes per te permbysur si ne vendet e tjera ishkomuniste diktaturen hoxhiste ne Shqiperi.

Me gjithe kete e pavaresisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990 goditi rende dhe beri te pashprese diktaturene komuniste ne Tirane.

Ajo me jehonen e saj te jashtezakonshme deshmoi se Shqiperia socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkemb graniti i socializmit ne Europe, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura komuniste ne kete vend kishte hyre ne agonine e saj.

Ndaj dhe sot le te perulemi ne me mirenjohje te thelle dhe nderim te madh para te gjithe atyre djemve dhe vajzave te pamposhtur e guximtare qe permbysen me 2 korrik te vitit 1990 murin e Berlinit ne segmentin me te larte, me te zi te tij, ne Tirane.

Mirenjohja jone kete dite shkon edhe per ambasadorin e RFGJ Werner Daum dhe koleget e tij per mbeshtetjen e tyre te fuqishme per kryengritesit e 2 korrikut dhe popullin e shtypur shqiptar.

Nderim i veçante per martirin e kesaj kryengritje, te riun 15 vjeçar Artim Basha qe ra per te mbetur i pavdekshem ne altarin e lirise se shqiptareve. sb”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here