PD: Rama kërkon të legalizojë  kanabisin në Shqipëri, në vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike

0
135

PD: Rama kërkon të legalizojë  kanabisin në Shqipëri, në vendin

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARJA E KRYESISË SË PD, ELEINA QIRICI

Në një raport të Kombeve të Bashkuara për vitin 2022, Shqipëria renditet e shtata në botë për origjinën, nisjen dhe transitin e kanabisit për periudhën 2016-2019.

Këtu nuk ka lajm, sepse raporti pasqyron një fakt që Partia Demokratike e thotë, e thekson, e bërtet prej kohësh.

Partia Demokratike ndjen keqardhje për murin e turpit ku e varin Shqipërinë raportet ndërkombëtare, siç është edhe ky i fundit.

Faji nuk është i raporteve, por i qeverisë në krye të vendit.

Ajo që duam të theksojmë është se, kriza nuk zgjidhet duke hapur një krizë tjetër.

Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie.

Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin.

Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike.

Nga cili pozicion e bën kritizerin Partia Demokratike?

Së pari, Shqipëria e Ramës nuk është Amerika dhe as Holanda, me institucionet e kontrollit dhe të balancës.

Pra, nuk ka siguri se, ai që shitet si legalizim për qëllime mjekësore, nuk është formalizim i trafikut të drogës.

Së dyti, përvoja rajonale, në rastin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se një sipërmarrje e tillë është një dështim.

Së treti, nga tradita e partneriteteve të qeverisë, ne dyshojmë se, me të njëjtat metoda dhe të njëjtët njerëz, nuk do kemi më shumë se koncesionin e radhës të tarafeve dhe monopolizimit.

Me këto nisma, jo transparente, Shqipëria është në rrezik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here