Qyteti ku nuk depërtuan dot bandat shqiptare…

0
104

Tashmë shqiptarët kanë vendosur ‘diktatin’ e tyre në botën e trafikut të drogës në Britaninë e Madhe. Mediat angleze shkruajnë se shqiptarët janë mbretërit e rinj të trafikut të kokainës.

Por gazeta e njohur Liverpool Echo shkruan se në qytetin e tyre nuk po ndjehet prania e shqiptarëve.

Tony Saggers, ish-drejtues i lartë në Agjencinë Kombëtare të Krimit, thotë për gazetën se shqiptarët kanë arritur të dominojnë në tregjet e Londrës, Birmingamit dhe Mançesterit për shkak se janë të dhunshëm, por edhe të zgjuar njëkohësisht.

“Ata ecin me parimin “të pasurohemi avash”,” thotë ai.

Sipas tij, shqiptarët ofrojnë kokainën më të mirë me një çmim më të lirë, pasi kanë shkurtuar përfitimet nga shitja. Ata janë të besueshëm dhe të shpejtë.

Por përse nuk ia kanë dalë të hyjnë në Liverpul?

“Vlerësimi im është se krimi në Liverpul ka dekada reputacion, çka tregon se sa i fortë dhe koheziv është krimi i drogës në Liverpul”.

“Ata mund të mendojnë se Liverpuli ju sjell më shumë telashe, ndaj nuk ia vlen të garojnë me bandat lokale. Unë mendoj se grupet e krimit të organizuar në Liverpul nuk do e toleronin”, thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here