“Jam i dashuruar me protestat”, Sula konfirmon pjesëmarrjen më 7 korrik: Do të angazhohem maksimalisht

0
83

Zëdhënësja e Floriana Garo pasditen e sotme prezantoi grupet e punës për protestën e 7 korrik.

Në grupet e punës ishin përfshirë të gjithë emrat e deputetëve përveç Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit.

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ftuar në “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se “është i dashuruar me protestat”.

Ai tha se nuk ka rëndësi kush është organizatori, por nëse bëhet fjalë për të mbrojtur qytetarët do të jetë përballë kryeministrisë.

Sula: Sigurisht nga 2005 dhe më vonë kam dalë në çdo protestë, përveç 2 protestave të fundit sepse nuk kisha mundësi fizike të shkoja. Në të gjitha protesta që ka thirrur Shoqëria civile kam qenë. Unë e kam të shenjtë protestën.

Deputeti u shpreh se nuk paragjykon asnjë lloj organizatori të protestave dhe premtoi se do të jetë para kryeministrisë.

Sula: Do të organizoj njerëzit dhe mbështetësit e mi. Nuk janë demokratët aty, janë qytetarët tanë. Nëse në protestat e tjera kam pasur një angazhim minimal, në datën 7 korrik do të kem një angazhim maksimal. Për të qenë i sinqertë nuk është gjë e keqe, është vlerësim që është futur edhe emri im në grupet e punës. Nëse Berisha do ketë këtë qasje do të ishte një gjë e mirë, një hap që do ta shikoj si një kthesë dhe fije shprese për të pasur një bashkim të demokratëve.

Në gjykimin e deputetit 21 marsi (dita kur Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së) duhet të ishte çasti vendimtar, që të kishte një kthesë në PD, por nuk ndodhi. Tani fati i PD-së ndodhet në Apel. Deputeti mendon se nëse kryeministri Rama ndikon në këtë proces, kjo thjesht do të zvarritë bashkimin e demokratëve. Ndaj ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të marrin një vendim në mënyrë të pavarur.

Sula: Uroj që Rama mos fusë duart aty. Nëse do ta mbajë zvarrë procesin, kjo do ishte e tmerrshme. Unë i bëj thirrje trupës gjykuese të apelit q mos ndikohet nga asnjë palë, as nga zoti Rama. në marrë vendimin në bazë të provave dhe fakteve dhe unë shpresoj të jepet një vendim i prerë që ne demokratët të dimë se ku jemi. Nëse jepet në favor të Rithemelimit, unë jam aty se unë nuk iki nga PD-ja.

Sula shtoi se cilido që të jetë vendimi i Apelit, nuk do të largohet nga PD-ja. nëse Apeli i jep të drejtë Berishës, atëherë ai do të rreshtohet në krah të ish-kryeministrit.

Sula: Nuk është kjo rruga e duhur, ne nuk e kemi luksin që të largojmë asnjë demokrat. Zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe gjithëpërfshirëse. Nëse vendimi është Sali Berisha, duhet të shkojmë aty, të nënshtrohemi dhe të luftojmë për vitin 2023. Do jetë gabim i Berishës nëse do dalë pastaj me 2 kandidatë sepse e provuam më 6 mars. Mjafton një vullnet i sinqertë i dy palëve. Të bëhen primaret, por jo vetëm me lista të cilat mund të çojë kjo kryesi, Rithemelimi. Të jenë jo vetëm listat e demokratëve, por të jenë të lirë të shkojnë edhe qytetarët. Pra të hapet partia.

Sula tha në fund se Rama duhet a harrojë se do marrë 61 bashkitë në zgjedhjet e ardhshme vendore më 2023. Sipas tij do ftillohen shumë gjëra dhe deri në fund të tetorit situata do ndryshojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here