Edhe Korreshi e Çupi do jenë në protestë: Do të dalim kundër qeverisë

0
93

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi konfirmoi sërish pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut. Gjatë një prononcimi për media nga jashtë parlamentit, Korreshi deklaroi se zgjidhja e vetme është që të gjithë demokratët të protestojnë të bashkuar kundër qeverisë.

“Për të marrë pjesë në protestë, unë nuk e ndërroj, ju kam thënë që do marrë pjesë. Me strukturat jam përditë. Varet çfarë strukturash, se i kemi dyzuar strukturat. I kemi shartuar njerëzit në atë farë feje saqë nuk pyesim më “a je kundër kësaj qeverie apo jo”, por pyesim “je me Lulin apo me Saliun”.

Unë mendoj që duhet të jemi të gjithë me Partinë Demokratike dhe nuk ka më struktura, ka demokratë. Kjo është zgjidhja, të shkojmë në protestë kundër qeverisë, jo sepse jemi me njërin apo me tjetrin. Kështu gjykoj unë”, tha Korreshi.

Edhe deputetja Dhurata Çupi pohoi se do të jetë në protestë. “Po, do të marr pjesë”, tha shkurtimisht Çupi.

Po kështu dhe deputeti Agron Gjekmarkaj pohoi se, nëse do të jetë në Shqipëri, do të marrë pjesë në protestë.

Deputeti i PD, Arbi Agalliu, një nga emrat në grupet e punës për të organizuar bazën për protestën, tha se askush nuk e kishte konsultuar për këtë vendim. “Unë personalisht apo rrjeti i demokratëve të ndershëm do të refuzojmë korrupsionin dhe çdo akt të ndërmarrë nga kjo qeveri”, tha Agalliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here