Këlliçi: Protesta e 7 korrikut nuk është për PD, por për qytetarët

0
104

“Basti i Doktorit me 7 Korrikun” ishte tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo të hënën në mbrëmje.

I ftuar në studio deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se protesta e 7 korrikut nuk bëhet për Partinë Demokratike por për qytetarët.

I pyetur nga moderatori Xhafo, se a duhet të marrë pjesë ish-kreu i PD Lulzim Basha, Këlliçi tha se duhet të marrë pjesë në rast se e konsideron veten përballë Ramës.

Pjesë nga biseda:

Këlliçi: Është detyra e çdo deputeti opozitar që të jetë kundër Ramës dhe afër qytetarëve. Më vjen shumë mirë që ju cekët pak vendimin e Gjykatës që i ka dhënë të drejtë PD-së dhe Rithemelimit. Deri në një vendim të dytë PD drejtohet nga kryetari Sali Berisha. Ata që gjejnë si justifikim protestën e thirrur nga PD dhe Sali Berisha, për mua gjejnë një justifikim për të qenë larg qytetarëve. Ky është një lajm i mirë që gjithë deputetët do duhet të jetë në protestë. Është një protestë që nuk bëhet për PD por për qytetarët.

Xhafo: A prisni të jetë zoti Basha?

Këlliçi: Zoti Basha është votëbesuar deputet nga PD për të qenë përballë Edi Ramës, nëse është vërtetë përballë Ramës të dalë në protestë në datë 7 korrik. Nuk ka rëndësi kush e thërret protestën është detyrë qytetarë të protestosh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here