Qeveria i jep 11,4 mln euro pa garë një kompanie, Vasili: Do t’i drejtohemi SPAK, vjedhje gjigante!

0
130

“Batërdi dhe vjedhje ditën për diell me paratë e shqiptarëve, SPAK vepro!” – Kjo është thirrja me të cilën nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka paralajmëruar sot se do t’i drejtohen SPAK-ut për të hetuar skandalin e rëndë siç e cilësoi ai, dhënien nga ARRSH të tenderit prej 11,4 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve, së vetmes kompani në garë, Salillarit, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit pra me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Vasili u shpreh në një koment në rrjetet sociale: “Nuk ka të ndalur grabitja e tërbuar e taksave të shqiptarëve nga qeveria dhe klientët e saj. Tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve të jugut jepet me 99.99% të çmimit. Vjedhje më shumë se kaq hapur nuk ka se ku të vejë.

Se në çfarë derexheje është niveli i rrugëve dhe mirëmbajtja e tyre të gjithë e shohin përditë. Qeveria, që nuk jep asnjë lek kompesim për çmimin e naftës apo vajit dhe bukës për qytetarët, i dhuron klientëve të saj tendera me 99.99% të çmimit dhe dhjetra milionë euro.

Por si të mos mjaftojë kjo, miliarda lekë vazhdon të grabisë qeveria përmes klientëve të saj të përhershëm.

Ne do t’i drejtohemi SPAK-ut dhe do të përdorim çdo mekanizëm parlamentar dhe politik që këto skandale kaq të rënda të dënohen dhe të marrin fund këto vjedhje gjigante të mundit e djersës së shqiptarëve,” theksoi ai.

Kontrata me ARRSH parashikon mirëmbajtjen për katër vjet të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Edhe në 5 vjetët e kaluara, kontratën e kishte po e njejta kompani, Salillari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here