“Telegraaf” shkrim për Arben Frrokun: Biznesmeni kryemafioz kundërshton ekstradimin

0
116

Gazeta holandeze “Telegraaf” i ka kushtuar një shkrim Arben Frrokun, i cili prej më shumë se dy muajsh qëndron i arrestuar. Gazeta e cilëson Frrokun si anëtar të spikatur të Partisë Kristiandemokrate dhe me një të kaluar kriminale.

Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda

Shqiptari u arrestuar në një aeroport të Holandës më 9 maj. Frroku rezulton i dënuar për vrasje dhe cilësohet një kryemafioz.

Arben Frroku ka kundërshtuar ekstradimin e tij për në Shqipëri. Ai zgjodhi të fshhej në Holandë me një identitet të rremë siç bëjnë shumë kriminelë të tjerë nga Italia apo Britania, raporton panorama. 

“Telegraaf”, shkruan se veçse bëjnë një jetë të fshehtë në Holanda ata vazhdojnë edhe aktivitetin e tyre kriminal gjatë qëndrimit atje.

Më 24 shkurt të vitit 2013, kryekomisari i Policisë Dritan Lamaj, 41 vjeç, u vra me kallashnikov ndërsa ndodhej në makinën e tij Lancia. 41-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Autorët e larguan me një makinë BMW, automjet në të cilin u gjetën shenjat e gishtërinjve dhe fije floku të biznesmenit Arben Frroku.

Vrasja e kryekomisarit në Tiranë ishte treta e një zyrtari të Policisë në tetë muaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here