Aleanca për Teatrin ankimon vendimin e SPAK, Kalaja: GJKKO ta shfuqizojë

0
141

Aleanca për Mbrojten e Teatrit vijon betejën ligjore për shembjen e Teatrit Kombëtar dy vjet më parë. Këtë të premte kjo aleancë ka ankimuar në GJKKO vendimin e prokurorit Vladimir Mara për mosfillimin e hetimit për kallëzimin penal ndaj prokurorit Edvin Kondili. Avokatja Adriana Kalaja shprehet se vendimi i SPAK është i paligjshëm e duhet të shfuqizohet.

Aleanca për Teatrin ka bërë padi ndaj prokurorit Edvin Kondili për shpërdorim detyre me argumentin se ai nuk shqyrtoi kallëzimet e Aleancës për Shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kalaja shprehet se çështjen e Teatrit do ta çojnë edhe në gjykata ndërkombëtare në rast se institucionet shqiptare të drejtësisë dështojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here