Shkoi për të mbështetur kombëtaren, tifozi pëson infrakt nga zemra

0
243

Një tifoz nga Tirana humbi jetën në spitalin e Shkodrës pas ndërprerjes së ndeshjes Shqipëri-Maqedoni nga një infarkti në zemër. Viktima është shtetasi Kadri Skrela, 55 vjeç.

“Më datë 05.09.2016 rreth orës 23:30, jemi njoftuar se në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi Kadri Skrela, 55 vjeç, banues në Tiranë , i cili ka ndërruar jetë” informon policia.

Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e situatës, ku  nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se ky shtetas ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni në Shkodër dhe pas ndërprerjes së ndeshjes ky shtetas është larguar me familjarët, ku gjatë rrugës ka pasur probleme (patologji) me zemrën.

Pasi është transportuar për në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, aty ka ndërruar jetë.

Nga rezultati paraprak i ekspertizës  mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera, dhe vdekja dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një infarkti në zemër, pasi ky shtetas para disa kohesh kishte patologji në zemër.

 “Si më sipër ju sqarojmë se si rezultat i deklarimeve të personave që e shoqëronin dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se shkaku i vdekjes është për shkak të patologjisë dhe jo nga shkarkesa elektrike, siç është njoftuar në media”.

Materialet për këtë ngjarje i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency