Skandali/ Drejtori i spitalit Pukë që kandidon për kreun e PS, poston në faqen e institucionit aktivitet e Rilindjes

0
104

Ndërkohë që rilindja vijon fushatën e saj për zgjedhjen e kandidatëve për krerët lokalë të PS, në Pukë në faqen zyrtare në rrjetet sociale të spitalit të qytetit janë shpërndarë foto të takimeve elektorale të rilindjes.

Ky jo vetëm që është një skandal por e bën edhe më të rëndë sjelljen, pasi njëri nga kandidatët e PS për Pukën është drejtori i spitalit Enver Sulejmani i cili mban edhe njëkohësisht postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Kjo nuk është hera e parë që institucionet që janë në shërbim të publikut bëhen dritare të aktiviteteve që zhvillon Partia Socialiste në rrethe por edhe në kryeqytet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here