Skandal/ Rama e Vuçiç mund të anulojnë pjesëmarrjen në samitin e BE

0
134

Dhjetëra media të rajonit dhe evropiane raportojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të anulojnë pjesëmarrjen në samitin e 23 qershorit me Bashkimin Europian.

Sipas agjencisë ANSA, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se ai do të vendosë nëse do marrë pjesë në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se vendimin do e marrë pas takimit me krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që janë pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Ne po presim. Si pjesë e Ballkanit të Hapur, do kem biseda me Dimitar Kovacevski dhe Edi Ramën, më pas do të flas me anëtarët e qeverisë serbe dhe do të vendos nëse do të shkoj në Bruksel dhe me çfarë pozicioni”, tha Vuçiç.

Ky vendim do tregonte qartë se nisma e Ballkanit të Hapur i del kundër integrimit evropian të Shqipërisë.

Nisma është kritikuar nga drejtuesit e BE-së si një projekt që sfidon integrimin në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here