Ëndërr e ndaluar, u përfol për një rikthim në Serie A, ja pse Roma nuk blen dot Ronaldo-n

0
131

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Man.United, ky është lajmi që qarkullon fuqishëm së fundmi në mediat britanike. Mes yllit portugez dhe trajnerit Ten Hag ka një krisje të madhe duke e bërë lamtumirën e tij të pashmangshme. Ronaldo po shqyrton të gjithë mundësitë që i ofron tregu i transferimeve por dukshëm nuk është se ka oferta të rëndësishme për t’ia bërë me të lehtë vendimin e tij.

Si gjithnjë flitet për një kalim të mundshëm te Sportming Lisbona, por në media doli dhe emri i Romës, kjo për vetë faktin se verdhekuqtë kërkojnë në treg emra të rëndësishëm për të rritur nivelin e cilësisë dhe eksperiencës. Pavarësisht zërave, sipas Corriere dello Sport, Ronaldo te Roma është një ëndërr e ndaluar, kjo për disa arsye.

Roma nuk e ka luksin të shpenzojë për të blerë kartonin e një lojtari 37-vjeçarë. E dyta, paga e tij mbetet një problem akoma më i madh, aktualisht përfiton 23 milionë euro neto në sezon. Ronaldo kërkon minimumi një kontratë 2-vjeçare, një tjetër pengesë serioze. Mes tij dhe Mourinho-s nuk është një ka një marrëdhënie të shkëlqyer, të gjitha këto kanë bërë që opsioni për tu transferuar te Roma të bie ende pa marrë formë të plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here