Fermerët e Vaut të Dejës hidhen në protestë, akuza qeverisë: Na u mohuan subvencionet

0
106

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës janë hedhur në protestë. Ata pretendojnë se janë se janë shpallur fitues për subvencionin e naftës, por me pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë atë.

Fermerët akuzojnë qeverinë shqiptare, bashkinë e Vaut të Dejës dhe drejtorinë rajonale të Bujqësisë në Shkodër se ndarja e naftës është bërë mbi ngjyrime politike duke përjashtuar fermerët e djathte.

Ne mbështetje të protestës ishte edhe deputeti i PD i qarkut Shkodër Zef Hila, i cili i bëri thirrje ministres së Bujqësisë Frida Krifca që të marrë masat e duhura për të ngritur një komision të përbashkët me fermerët dhe për te evidentuar të gjitha abuzimet e bëra me subvencionin e naftës. fermerët bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here