Ish drejtuesi i policisë, Hajdarmataj: Muça ka eliminuar të dhëna nga sistemi TIMS

0
59

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë përgjegjës për kopjimin e bazës së të dhënave të TIMS në Policinë e Shtetit afro një vit më parë, drejtorin e IT-së së këtij incitucioni Ervin Muça, i cili rezulton të ketë qenë nën akuzë vite më parë në Itali për falsifikim dokumentesh, si dhe ka mbajtur në kundërshtim me ligjin pozicionin e këshilltarit të drejtores së kadastrës, fakt që nuk e ka deklaruar kur ka aplikuar po postin e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit.

 

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, në një lidhje direkte me ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ditën e sotme, u shpreh se është e kuptueshme që ndërhyrja është e qëllimshme dhe ndërhyrja gjatë orëve të vona të natës tregon se bëhet fjalë për një urgjencë.

“Nëse do e analizojmë me qetësi situatën… unë mendoj se shumica  e ndërhyrjeve në AKSHI, tek tatimet, në sistemin TIMS normalisht që këto kanë një prapavijë kriminale.

Dhe këto kamuflimet që ne si publik na serviren, edhe këto të lënë të dyshosh se këto lloj ndërhyrjesh janë të qëllimshme dhe janë të programuara për të shmangur dhe eleminuar provat që dalin nesër që një prokurori  serioze do merret me këtë çështje.

Sepse ato të dhënat e sisitemit TIMS dhe të sistemeve të tjera në tërësi, do të thonë parimisht se çdo lloj ndërhyrje lë gjurmë.

 

Çfarë do thotë, se do kishin lënë gjurmë nëse do kishim një hetim real mbi këto ndërhyrje në sisteme.

 

Në këtë kontekst, unë mendoj se dhe ndërhyrja që ka bërë Muça në TIMS ka qenë e tillë për të fshirë dhe bërë të mundur eliminimin e disa të dhënave , ose më mirë lëvizjet e qytetarëve të caktuar në një kohë të caktuar.

 

Nëse do marrim lëvizjet në Rinas, një pikë të caktuar, një linjë e caktuar, identifikon çdo person që është nisur për atë destinacion, po kështu dhe në kalimet tokësore.

 

Këto janë disa të dhëna që në një hetim serioz janë të dhena shumë të rëndësishme për të ballafaquar provat.

 

Është e kuptueshme që ndërhyrja është e qëllimshme, nuk e kuptoj naivitetin e tij se pse është dashur të ndërhyrjë natën për të hapur dhomën e serverave, kur mund ta bënte ditën, kjo më lë të mendoj se ndërhyrja ka qenë urgjente sepse kushedi si kanë qenë hetimet për persona me rekorde kriminale.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here