Policia italiane publikon pamjet e operacionit për arrestimin e Agim Kajmakut, në pranga edhe nipi i tij

0
228

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili u kap nga policia italiane me 20 kg kokainë.

Sipas News 24 ai ka qenë bashkë me nipin e tij në momentin e arrestimit dhe të dy janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin kultivuar brenda vazove bimë narkotike.

Ka qenë pronari i fidanishtes ai që ka bërë denoncimin duke vënë në lëvizje policinë italiane për arrestimin e tyre.

Kajmaku dhe nipi i tij dyshohet se i kishin fshehur bimët narkotike pa dijeninë e pronarëve se biznesi i tyre ishte kthyer në ‘vatër’ të kultivimit të drogës.

Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga momentet e operacionit për kapjen e Kajmakut të nipit të tij. Ato shkruajnë se në rast se droga do të shitej do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here