“Qeveri që e nisi me timon e tepsi dhe përfundoi me garuzhde e kusi”

0
163

Nga Vangjel Tavo

Qeveri që e nisi me timon e tepsi dhe përfundoi me garuzhde e kusi

Italia i mbyll kufijtë Shqipërisë.

Gjermania mbyll ambasadën në Tiranë. 1.4 miliardë kinezë mund të shkojnë në vendet e BE por Shqipëria jo. Të gjitha këto mesazhe janë për qeverinë prej letre.  Për kryeministrin dhe qeverinë e tij që e nisi me timon e tepsi e qê përfundoi me garuzhde e kusi. Duke vjedhur plot grykësi e babëzi edhe në kohë pandemie. Për shkak të sektit të rilindjes që jo vetëm nuk lindi gjë por vrau gjënë më shtrenjtë për shqiptarët, shpresën, sot Shqipëria është izoluar edhe më shumë dhe shëndeti publik është në rrezik serioz.

Vendi ka njerëz të mrekullueshëm, rini të jashtëzakonshme, mjek dhe infermierë heronj, profesionistë të shkëlqyer, popull solidar, por fatkeqësisht ka si qeveri një sekt kusarësh të paaftë që po ngopin barkun e barkut të dhjetë brezave të tyre me mundin, punën dhe të drejtat e shqiptarëve.

Nuk janë shqiptarët ata që po e përhapin virusin por është virusi i papërgjegjshmërisë së qeverisë që po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Vendi sot ka nevojë për një strategji dhe një domosdoshmëri: ndërtimin e një strategjie konkrete për menaxhimin e pandemisë dhe largimi i kësaj qeverie garuzhdesh dhe kusarësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here